Indeksi i Cilësisë së Ajrit u mundëson përdoruesve të kuptojnë më shumë rreth cilësisë së ajrit ku ata jetojnë, punojnë ose udhëtojnë. Nga paraqitja e të dhënave të përditësuara për Kosovë, përdoruesit mund të marrin njohuri për cilësinë e ajrit në rajone dhe qytete.

Indeksi bazohet në vlerat e përqendrimit për deri në pesë ndotës kryesor, siç janë:

  • Lëndë grimcash (PM10);
  • Lëndë grimcash të imëta (PM2.5);
  • ozon (O3);
  • dioksidi i azotit (NO2);
  • dioksidi i sulfurit (SO2).

Indeksi pasqyron ndikimin e mundshëm të cilësisë së ajrit në shëndet, nxitur nga ndotësi i cili ka përqendrimet më të dobëtat për shkak të ndikimeve shëndetësore të shoqëruara.

Fillimisht, indeksi i cilësisë së ajrit paraqet situatën e orës së plotë të fundit. Pastaj, përdoruesit mund të zgjedhin çdo orë në 24 orët e mëparshme.

Legjislacioni i Kosoves përmes zbatimit të kërkesave të Bashkimit Evropian përcakton standardet e cilësisë së ajrit për nivelet afatshkurtra (sipas orës ose ditës) dhe afatgjata (vjetore) të cilësisë së ajrit. Standardet për nivelet afatgjata janë më të rrepta se sa ato të niveleve afatshkurtra, pasi që efektet serioze shëndetësore mund të shfaqen nga ekspozimi afatgjatë ndaj ndotësve.

Indeksi tregon situatën afatshkurtër të cilësisë së ajrit. Nuk pasqyron situatën afatgjate (vjetore) të cilësisë së ajrit, e cila mund të ndryshojë dukshëm.

Indeksi i cilësisë së ajrit nuk është mjet që shërben për kontrollimin e përputhshmërisë me standardet e cilësisë së ajrit dhe nuk mund të përdoret për këtë qëllim.

Metodologjia

Indeksi përdor të dhëna të përditësuara’ të cilësisë së ajrit nga stacioni i monitorimit në Kosovë dhe nga modelimi i parashikimit duke përdorur modelet Calpuff dhe CAMs.

Vlerat e përqendrimit për deri në pesë ndotës kryesor (PM10, PM2.5, SO2, NO2 dhe ozoni) përcaktojnë nivelin e indeksit që pasqyron cilësinë e ajrit në çdo stacion monitorimi. Indeksi korrespondon me nivelin më të dobët për secilin nga pesë ndotësit, sipas tabelës së paraqitur më poshtë. Për parashikim përdoren 4 ndotës: ozoni, dioksidi i azotit dhe lëndë grimcash (PM10 dhe PM2.5).

Ikonat në hartë paraqesin lokacionet e stacioneve të monitorimit të cilësisë së ajrit. Ngjyrat pasqyrojnë cilësinë e ajrit në atë orë të caktuar në atë stacion.

Koha mesatare e ndotësve

Për NO2, O3 dhe SO2, përqendrimet sipas orës futen në llogaritjen e indeksit.

Për PM10 dhe PM2.5, kalkulimi përgjatë 24 orëve nënkupton që 24 orët e fundit futen në llogaritjen e indeksit.

Vlerat e përqendrimit dhe nivelet e indeksit

Vlerat bazohen në rreqizet relative që lidhen me ekspozimin afatshkurtër ndaj PM2.5, O3 dhe NO2, siç përcaktohet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në raportin e projektit për Rreziqet Shëndetësore të Ndotjes së Ajrit në Evropë (HRAPIE project report).

Rreziku relativ i ekspozimit ndaj PM2.5 merret si bazë për nxitjen e indeksit, konkretisht rritja e rrezikut të vdekshmërisë për 10 µg/m3 rritje në përqendrimin mesatar ditor të PM2.5.

Duke supozuar linearitetin përgjatë funksioneve të rreziqeve relative për O3 dhe NO2, ne llogaritim përqendrimet e këtyre ndotësve që paraqesin një rrezik ekuivalent relativ prej 10 µg/m3 rritje në mesataren ditore në PM2.5.

Për përqendrimet e PM10, supozohet një raport i vazhdueshëm në mes të PM10 dhe PM2.5 prej 1:2, në përputhje me udhëzimet e cilësisë së ajrit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Evropën.

Për SO2, vlerat pasqyrojnë vlerat kufitare të përcaktuara në Direktivën e BE-së për Cilësinë e Ajrit.

tabela e vlerave të cilësisë së ajrit

Matjet e cilësisë së ajrit që tejkalojnë vlerat maksimale në kategorinë “jashtëzakonisht dobët” nuk merren parasysh për llogaritjen e indeksit, pasi që këto vlera zakonisht dalin të jenë të gabuara.